"Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike te Epirit"
We couldn't estimate the reading time for this book.
Author
Publication
UEGEN, TIRANE
Description
Studimi, temë me variacione “Odiseja dhe Sirenat….”, niset nga shqetësimi i kahershëm për të zbuluar prejardhjen e tejlashtë të iso-polifonisë shqiptare, si një dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit të vetë muzikës. Në të pleksen, ashtu si në një temë me variacione muzikore, teza dhe hipoteza mbi këtë simbolikë dhe, për më tepër, mund të gjenden motive të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e iso-polifonisë qysh në kohërat e qytetërimeve antike. Qe kënaqësi marrja me këtë lëndë, çka se shpeshherë, gjatë kësaj pune joshteruese për zgjedhjen studimore, na u desh të merremi edhe me çështje që i tejkalojnë kompetencat dhe dëshirën tonë për një interpretim thjesht etnomuzikologjik të “Odisesë” së Homerit.
First Sentence
Një nga shtysat kryesore për ndërmarrjen e këtij studimi lidhet, padyshim, me faktin se “Odiseja”, kjo kryevepër e trashëgimisë kulturore botërore, bën fjalë pos të tjerash, edhe për një nga vështirësitë ose, të themi, peripecitë që Uliksit, këtij kryeheroi të botës antike, iu desh të përballonte gjatë kthimit në Itakë. Për ironi të fatit, kjo gjë nuk lidhej aspak me mërinë e Poseidonit apo me zbritjen në Had, por me një fakt të thjeshtë në dukje: Uliksit i duhej të dëgjonte një muzikë të papërfytyrueshme, në një kep ku banonin dhe këndonin Sirenat. Po çfarë ishin Sirenat?
Subjects
Other Editions
- "Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike te Epirit"
Reader Reviews
No reviews yet for this book.
Be the first to share your thoughts!